Tronditet Juventusi, dëmtohet Ronaldo

0

Kristiano Ronaldo po mban në ankth Juventusin, sepse është dëmtuar dhe është zëvendësuar që në pjesën e parë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Portugali-Serbi.

Sulmuesi 34-vjeçar doli për një dëmtim në kofshë dhe u zëvendësua nga Pici pas gjysmë ore lojë.

Një goditje e rëndë për Portugalinë, por sidomos për Juventusin, që i ka varur shpresat tek ylli portugez, për të triumfuar në Champions League.

Në 10 prill Juve do ndeshet me Ajaksin dhe Juve shpreson që të jetë vetëm ndonjë problem i vogël muskulor.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.