Trashi zbulon zhgënjimin me Andorrën: Të gjithë mendjen te Franca, nuk iu përgjigjëm urdhërave

Lorenc Trashi e ka nisur një tjetër takim si titullar te Shqipëria, por këtë herë shija nuk është aq e mirë sa ajo ndaj Moldavisë kur do të fitohej me rezultat të thellë dhe do të gjente rrjetën personale. Kuqezinjtë kanë zhgënjyer duke barazuar me Andorrën në shifrat 2-2, që ka shijen e një humbje.

Futbollisti i Partizanit është shprehur për “Supersport” se e gjithë vëmendja e tifozëve dhe mediave ishte pikërisht te ajo ndeshje ndaj Francës. “Trajneri na e bëri të qartë vështirësinë për përballjen ndaj Andorrës. Pikërisht në këto takime na duhej edhe ne motivimi, pasi ndaj kampionëve të botës nuk është e vështirë në këtë aspekt. Por vëmendja e mediave dhe tifozëve ishte te Franca. Gjithashtu edhe ne nuk i jemi bindur urdhërave të Rejës”, ka thënë Trashi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *