Tirana pagoi miliona, tani as në Afrikë nuk e duan

Tirana janarin e shkuar pagoi për të blerë kartonin e mesfushorit Keneth Muguna. Fantazisti kishte bërë mirë te Gor Mahia, ekip që në të shkuarën ishte drejtuar nga Ze Maria. Edhe kapiteni Muhamed Musa iu bashkëngjit bardhebluve, por më pas u largua, madje lëshoi edhe akuza në lidhje me pagesat.

Të dy janë larguar nga Tirana, ndërkohë që Muguna po tenton të rikthehet te Gor Mahia. Gjithsesi trajneri Dilan Kerri ia ka mbyllur dyert mesfushorit. Në mediat keniane ai është shprehur se të dy ish0-lojtarët e tij, ranë pre e mashtrimit dhe e lanë klubin.

“Nuk mund ta ndihmojmë Mugunën, pasi ishte vendimi i tij për t’u larguar”, ka thënë mes të tjerash tekniku britanik. Muguna është larguar nga Tirana dhe zor se do të kthehet më, por pak kohë më parë Ze Maria deklaroi në konferencë se ende lojtari nuk e ka zgjidhur me klubin çështjen e dokumentacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *