Tirana nuk fal, as nën shiun e Fushë-Krujës. Trioumf 3-0 ndaj Ilirisë, tre gola që në pjesën e parë, spektakël në lojë dhe gola të bukur, sidomos ai i Erando Karabecit në fundin e pjesës së parë.
Triumf i lehtë, që mban bardheblutë në krye të grupit B, 4 pikë mbi Bylisin, që fitoi lehtësisht 3-0 ndaj Shkumbinit, me dy gola nga Ntefe.
Fitore të arta edhe për Apoloninë e Pogradecin, që tashmë ngjiten ndjeshëm në renditje dhe tregojnë se nuk kanë probleme, përtej faktit që nuk ngjiten dot në Superiore.
Në grupin A Kastrioti vijon pa frena, sepse sot ka mundur 1-0 Burrelin, me gol nga Marku në minutën e 37-të, pak pasi Kabiru Dumoje humbi 11-metërsh.
Kategoria e Parë – Java 10
Grupi A
Sot, ora 13:00
Tërbuni – Besëlidhja E SHTYRË NGA MOTI I KEQ
Korabi – Erzeni 1-1
Shënues: Hyseni 53′ / Pasha 90′ (Pen.)
Kastrioti – Burreli 1-0
Shënues: Marku 37′
Nesër, ora 13:00
Vllaznia B – Egnatia
Dinamo – Besa
Grupi B
Sot, ora 13:00
Bylisi – Shkumbini 3-0
Shënues: Ntefe 32′,72′, Murataj 70′
Naftëtari – Turbina 1-1
Shënues: K.Pepa 72′ / Agalliu 47′
Pogradeci – Tomori 3-1
Shënues: Lame 7′, Çekiçi 45′, 52′ (Pen.) / Bitri 80′
Iliria – Tirana 0-3
Shënues: Daja 27′, Turtulli 42′, Karabeci 45’+1
Shënkolli – Apolonia 0-2
Shënues: Krasniqi 24′, Sota 57′