Tifozët e Tiranës sulmojnë Partizanin me banderolën: Ekipi që do të doja të q*** prej 1946

0

Tirana po kryeson momentalisht në derbin ndaj Partizanit. Këta të fundit po luajnë me një lojtar më pak, ndërsa bardheblutë e kanë shfrytëzuar më së miri këtë fakt duke përmbysur gjithçka me anë të dy penalltive. Por siç ndodh gjithmonë në një sfidë mes këtyre dy ekipeve, edhe tifozët kanë nisur lojën e tyre, atë të banderolave.

Përveç banerit gjigand që mbante fjalët “një shekull”, që simbolizon 100 vjetorin e krijimit të klubit, një tjetër banderolë shpaloset në “Air Albania” nga tifozët bardheblu. “Ekipi që do të doja ta q*** që prej 1946”, janë fjalët me të cilat tifozët e Tiranës kanë sulmuar rivalin e tyre të përjetshëm, Partizanin./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.