Të humbasësh punën se fiton 27-0, presidenti shkarkon trajnerin: Të shokuar, kundërshtari respektohet

Zakonisht trajnerët ulen në stolin e një ekipi për të sjellë fitore për ta dhe kjo është ajo që edhe drejtuesit kërkojnë. Por e çuditshmja ka ndodhur në Itali. Të humbasësh punën sepse mposht kundërshtarin, kjo është ajo çfarë ka marrë Massiiliano Riccini si shpërblim pasi ekipi i tij fitoi me shifrat 27-0 ndaj të rinjve të Marina Calcio. Riccini drejtonte të rinjtë e Invictasauros, me të cilët mori atë fitore që i kushtoi shumë.

Arsyeja e këtij largimi nga pankina e klubit ishte pikërisht numri i lartë i golave të shënuar, që sipas presidentit shprehte mungesë respekti për kundërshtarin. Paolo Brogelli thekson se qëllimi kryesor në futbollin e moshave është që të edukohen brezat dhe kjo gjë nuk ndodhi gjatë asaj ndeshje.

“Jemi të shokuar nga fakti se skuadra jonë e të rinjve mundi Marina Calcio-n 27-0. Ne jemi thellësisht të penduar për atë çfarë ndodhi, sepse vlerat e futbollit tonë të të rinjve ishin në kundërshtim me një diçka të tillë. Kundërshtari duhet respektuar gjithnjë dhe kjo mungoi në këtë përballje. Si president, unë i kërkoj në mënyrë të sinqertë falje rivalit tonë dhe në dakortësi me drejtuesit kemi vendosur unanimisht që duhet të pushojmë Riccini-n. Trtajnerëve tanë nuk u kërkojhet vetëm që të stërvisin lojtarët e rinj, por mbi të gjitha t’i edukojnë ata”, është shprehur Paolo Brogeli.

Por një situatë e tillë nuk mund të kalonte në qetësi për Massimiliano Riccini-n, që në një letër të tijën e quan ndër të tjera hipokrizi dhe banlitet këtë vendim të presidentit, që sipas tij merr vendime pa njohur faktet.

“Përgjatë kësaj historie, dështimi i vërtetë është të shohësh kaq shumë hipokrizi, banalitet dhe varfëri të shpirtit të dalë nga një njeri që merr vendime pa njohur fillimisht faktet”, ka thënë ndër të tjera trajneri Riccini./Sport Ekspres/