Të gjitha rrugët të çojnë në një drejtim, Marash Kumbulla do të zërë vendin e Diego Godin

Emri i tij u lakua së tepërmi gjatë merkatos dimërore, teksa shumë klube të njohura kanë shfaqur hapur interesin për të. I gjithë ky interesim justifikohet më së miri nga paraqitjet në fushën e lojës të Marash Kumbullës, që me vetëm gjysmë sezoni në Serie A po i mahnit të gjithë. Napoli ishte në garë të fortë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar, por e ardhmja e këtij të fundit pritet të jetë tjetërkund.

Futbollisti 20-vjeçar me shumë mundësi do të ndjekë në verën e ardhshme rrugën që të çon në Milano, atje ku do të veshë fanellën e Interit. Madje kjo ishte edhe arsyeja përse Kumbulla refuzoi Napolin, duke pëlqyer kështu më tepër zikaltrit. Këta të fundit e kërkuan shqiptarin në janar, ndërsa vetë presidenti i Veronës është takuar me drejtuesit e Interit dhe në qendër të bisedimeve ka qenë emri i Marash Kumbullës.

Në Itali tashmë lajmërojnë largimin e Diego Godin në fund të sezonit dhe Marota e sheh zëvendësuesin ideal në prapavijën e Veronës. Një shumë prej 20 milionë eurosh u la në tryezën e klubit veronez së bashku me shërbimet e Dimarcos. Ky i fundit u huazua me të drejtë blerje nga Verona, gjë që bën të ngrihen hipoteza se marrëveshja me sa duket është arritur. Ajo çfarë pritet është ardhja e verës për të zyrtarizuar çdo gjë, duke i dhënë kësaj historie një fund të lumtur për të gjitha palët./Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *