Surpriza e Superiores, Bylisi ka optimizëm: Trimat e Mallakastrës, me ne s’ja dalin dot

Bylisi vazhdon të dhurojë surpriza në kampionatin shqiptar, ndërsa jemi ende në javën e shtatë të Superiores dhe kanë pësuar vetëm një humbje në javën e parë ndaj Teutës. Për të vazhduar me mposhtjen ndaj Skënderbeut, Kukësit dhe barazimit ndaj Partizanit.

Me shumë meritë kjo skuadër është duke kryesuar në Superiore, së bashku me Skënderbeun, Vllazninë dhe Teutën. Por në këtë kampionat ku diferenca me vendet e fundit nuk shkon më shumë se tre pikë, një humbje hedh poshtë gjithë këtë arritje në këto javë.

Gjithsesi te Bylisi ka optimizëm, që vihet re edhe pas reagimit të bërë kur është marrë barazimi pa gola ndaj Laçit, ekipit që po mundohej me të gjitha mënyrat për të marrë tre pikët: “Jemi të pandalshëm dhe pse sot u munduan, por me ne s’ja dalin dot. Forca trimat e Mallakastrës, forca Bylisi i madh. Një klub dhe shumë zemra”, është reagimi në faqen zyrtare. /Sport Ekspres/