Superiorja nuk njeh shëtitje, sërish fundjavë finalesh

0

Superiorja e ka nisur numërimin mbrapsht dhe sot luhen ndeshje mjaft të rëndësishme për mbijetesën dhe Europën. Kryendeshja është Tirana-Kastrioti, që vlen shumë për ekipin që do të qëndrojë në elitë sezonin e ardhshëm. Bardheblutë nuk kanë rrugë tjetër veç fitores, kurse Kastrioti edhe me një barazim mund të vazhdojë të shpresojë ende. Do të jetë një betejë.

Europa diskutohet në Vlorë e Durrës. Teuta pret në shtëpi kampionët e Partizanit, por kanë luksin të përballen me një ekip të tjetërsuar dhe me shumë ndryshime në formacion. Normalisht do të duhet të bëjnë më të mirën, ndryshe edhe mund të surprizohen.

Flamurtari nga ana tjetër luan një ndeshje direkte me Laçin. Një pikë nuk u bën punë asnjërës prej skuadrave, sigurisht nëse duan vendin e tretë dhe mos të presin fituesin e Kupës së Shqipërisë. Në Kamzë Skënderbeu do kërkojë tre pikët me Kukësin, por ka shumë mungesa dhe duket një mision shumë i vështirë. Edhe verilindorët nuk kanë disa titullarë, por kanë një grup më të kompletuar.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 34
E SHTUNË, MË 18 MAJ, ORA 16:30

Teuta-Partizani
Kukësi-Skënderbeu
Flamurtari-Laçi
Tirana-Kastrioti

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.