Sulmuesi shqiptar i Milanit, ofertë nga Seria C

Kosova ka shumë lojtarë premtues nëpër Europë, të cilët aktivizohen me skuadrat zinxhir të skuadrave më me emër. I tillë mund të konsiderohet Ismet Sinani, i cili deri më tani është aktivizuar tek Akademia e Milani. 19-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës së 17-vjeçarëve të Shqipërisë, por më pas vendosi që të kalonte tek ekipet zinxhir të Kosovës.

Sulmuesi anësor, por që mund aktivizohet mjaft mirë dhe si një sulmues qendre, është gati për të bërë një hap përpara në karrierën e tij, pasi duket shumë e vështirë që të gjejë hapësira tek kuqezinjtë. Siç mësohet destinacioni i Sinanit do të jetë Italia, por këtë radhë në Seria C.

Skuadra e Juve Stabia ka shfaqur interes për shërbimet e lojtarit në fjalë dhe duket se do i japë besimin që ai kërkon. Një mundësi e mirë për të për t’u rritur, pasi minutat janë shumë të rëndësishme për një futbollist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *