Shorti i Europa Leagues, Xhaka dhe Mustafi sfidojnë Agollin

Është hedhur shorti i Europa Leagues në Monako. Pritej me shumë interes ndarja e grupeve për kompeticionin e dytë për nga rëndësia për klube në Europë. Në të katër vazot ka pasur skuadra me emër dhe siç pritje ka shumë grupe interesante.

Pas ndarjes së vazos së dytë, Milani ka parë që të shortohet me grekët e Olimpiakos dhe spanjollët e Betisit si dhe me surprizën Dudëlanzh. Në anën tjetër Anderlehti i Kristal Abazajt do të sfidojë e Fenerbahçes, Spartak Tërnanën si dhe Dinamon e Zagrebit ku aktivizohet Rrahmani.

Lacio i Tares dhe Strakoshës do të kenë në grup francezet e Marsejës dhe gjermanët e Eintraft Frankfurt si dhe qipriotët e Apollon. Genku i Zhegrovës ndodhet në grupin i ku do të përballet me Beshiktashin dhe Molmoen dhe norvegjezët e Sarpsborg. Arsenali i Xhakës dhe Mustafit do të ndeshen me Sportingun dhe Karabakun e Ansi Agollit.

Renxhers ku me shumë gjasa do të luajë dhe Eros Grezda është shortuar në grupin G me Rapidin e Vjenës, Vilarealin dhe Spartakun e Moskës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online