Skënderbeu trampolina perfekte, Sahiti te Kosova pa qenë titullar në Korçë

0

Suad Sahiti bëri lëvizjen e karrierës së tij të re, kur në verë kaloi nga Rabotniçki te Skënderbeu. Duhej të mbushte një gropë të madhe, pas largimit të Liridon Latifit, ndaj presioni ishte i madh.

E nisi mirë, por problemet fizike e kanë munduar jo pak. Daja ka gjetur zgjidhje të tjera dhe tashmë mesfusha funksionon shumë mirë, ndsj Sahiti duhet të ketë durim.

Megjithatë, një hap gjigant e ka hedhur, sepse e ka grumbulluar Kosova. Zgjedhja e duhur, sepse te Shqipëria zor se i vjen radha, ndërsa Kosova po i provon të gjithë.

Më shumë se meritë e Sahitit, është e Skënderbeut, për të qenë të ndershëm. Klubi korçar nuk i përket më Superiores, ka një shumëkombëshe brenda dhe i jep lojtarë Shqipërisë e Kosovës. Po të ishte mirë fizikisht, edhe Bakari Nimaga mund të kapte kombëtaren e vet, ndërsa në të ardhmen premton shume Demte. Soue është kthyer në kombëtare falë Skënderbeut dhe e ka pranuar se ka bërë bingo, edhe pse në verë nuk e kishte me qejf kalimin në Shqipëri.

Një klub i rëndësishëm dallohet edhe nga lojtarët që çon në kombëtare në aspektin e imazhit Skënderbeu përfiton shumë. Kush futbollist i thotë “jo”, nëse është i ri dhe i uritur për sukses e reklamë?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image