Shqiptarët e Italisë, kështu po rritemi përtej Adriatikut!

Nga të afirmuarit Hysaj, Strakosha, Berisha, Gjimshiti, Memushaj, Veseli dhe Ajeti, te bastet si Manaj, Maloku apo edhe Dermaku, për të vijuar me brezin e gjelbër. Në Itali, po mësojmë futboll I kemi vjedhur mënyrë e të xhiruarit filma, aktrimin, modën, stilin e veçantë, por sidomos “gjuhën”, duke ndjekur programet e kanaleve tv të njohura për shqiptarët… Te ata jemi mbështetur gjithmonë, aq sa shpesh na duket vetja sikur jemi pak italianë… Xhani de Biazi, për shembull, sot thërritet Gani Abazi, por në konferencat për shtyp që ka dhënë në më shumë se pesë vite në drejtim të kombëtares, është ndjerë si në shtëpinë e tij.

Dikur i largoheshim varferise me anije, por ne token e premtuar, pertej Adriatikut, s’gjetem vetem buke dhe pune…

Kjo pasi e dinte mjaft mirë se të gjithë e kuptonin atë që do të thoshte, pa pasur nevojë që ai ta thoshte në gjuhën italiane. Por, tashmë, prej disa vitesh, janë italianët ata që po na kthejnë këtë nder… Praktikisht, si në shtëpi po ndihen shumë fëmijë emigrantësh, të lidhur me futbollin, apo të tjerë që aktivizohen mes Serisë A, Serisë B dhe Lega Pro. “Në të ardhmen do të shihni se çdo ekip Italian do të ketë të paktën dy shqiptarë në përbërje, në mos në ekip të parë, te të rinjtë po e po”. Kur Sokol Haxhia, menaxheri i famshëm shqiptar që jeton në Itali prej më shumë se 20 vjetësh, do të thoshte kështu në një nga intervistat e tij për “Sport Ekspres”, natyrisht askujt nuk ia merrte mendja se ky fenomen do të bëhej kaq i hapur. Por, rezultoi se pikërisht drejt kësaj rruge po shkojmë.

Dikur… – Sigurisht duhet të kthehemi shumë mbrapa në kohë për të nisur tregimin rreth joshjes përtej Adriatikut, teksa një pjesë e asaj historie është edhe e shpalosur në filmin “Fushë e blertë, fushë e blertë, fushë e kuqe”, kur pjestarët e aeronautikës italiane mësonin shqiptarët, duke i bërë edhe premtime… Ishte koha e fashizmit, por edhe e disa arratisjeve të mëdha, nga Riza Lushta te Loro Boriçi e kështu me radhë. Të tjera kohëra ato, kur luhej me top lecke dhe me pasion.

Atëherë kur mjaftonte një rrogë modeste për të mbajtur familjen në Shqipëri. Brezi do të ndiqte edhe më tej, me lojtarë si Erjon Bogdani, një jetë në Itali, apo edhe Ervin Skela, edhe pse shumë pak (vetëm Askoli), apo Igli Tare, që sot është drejtor te Lacio dhe që gëzon respektin e të gjithëve. Ishin shumë pak atëherë, por për shqiptarët ishte nder që përfaqësoheshin nga ata. Sepse, në fakt, Bogdani, Tare & Co kanë luajtur përkrah ose përballë brezash të artë futbollistësh, ashtu sikurse Lushta dhe Boriçi kanë bërë në kohën e tyre. Kumbulla – Hellas Verona bëhet klubi i fundit i Serisë A që përfshin në organikën e vet një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Marash Kumbulla, i cili është vetëm 17 vjeç, por që tani Verona i ka firmosur një kontratë profesioniste.

Deri sezonin e fundit te të rinjtë e Veronës, Kumbulla vjen nga një vit mjaft pozitiv, me 21 ndeshje e 2 gola me skuadrën Primavera, ndërkohë që është edhe pjesë e Shqipërisë U-17. i lindur në Verona, Kumbulla ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë dhe duhet ndjekur me kujdes, pasi rritja e tij po ecën me ritëm perfekt, siç tregon edhe kontrata që ka firmosur dje me Veronën. Klubi italian ka publikuar firmën deri në verën e vitit 2020, si dhe ka njoftuar se Kumbulla do të jetë pjesë e ekipit të parë në grumbullimin që do të nisë pas pak ditësh në Primiero.

Të tjerët – Por, Kumbulla është vetëm një nga të shumtët… Aktualisht, në Serinë A, numërojmë Berat Gjimshitin (mes Atalantës dhe Beneventos), Etrit Berishën me Atalantën, Thomas Strakoshën me Lacion, Elseid Hysajn me Napolin, por edhe Arlind Ajeti, që është ende një futbollist i Torinos. Për momentin, duhet të numërojmë edhe Rej Manajn me Interin, por që vetëm përkohësisht, pasi lojtari në fjalë do të huazohet, ndoshta edhe jashtë Italisë, në Gjermani te Fortuna Dyseldorfi, edhe pse dëshira e tij është të vijojë aty ku është rritur, pra në tokën italiane. Duke kaluar në kategorinë e mëposhtme, aty duhet theksuar se për momentin janë këto futbollistë: Memushaj dhe Maloku me Peskarën, Veseli dhe Demraku me Empolin, që pas një përvoje në Lega Pro është kthyer në bazë. Te Piza, Edgar Cani që ka vite që luan në Itali, por që duket si një talent që mbeti në tentativë.

Brezi i artë – Ndërsa, Federiko Zenuni, gjithashtu, pas vitit super të zhvilluar me Tutokuio është kthyer te Torino, që ka në pronësi kartonin. Për Alesandro Ahmetajn është bërë një luftë e vërtetë në merkato dhe në fund ka fituar klubi i Sasuolos, ndërsa Roma ka në dorë për të mbyllur goditjen e dyfishtë Andrea Isufaj dhe Emanuele Ndoj, që vjet u aktivizuan me Primaveran e Kievos dhe me Breshian. Pikërisht te dallëndyshet aktivizohet edhe një tjetër shqiptar, por me të rinjtë, Ai është Brijan Ibrahimi, vetëm 15 vjeç por me një të ardhme të ndrritur përpara tij. Me të rinjtë e Milanit, sakaq, një tjetër shqiptar ka rënë në sy, edhe pse vetëm 18 vjeç. Ai është Ismet Sinani. Edhe te Primavera e Juventusit luan një tjetër shqiptar: mbrojtësi Armando Sykaj, që pas përvojës te Rexhiana është kthyer në bazë. Nga Juventusi te Roma, aty ku Lirim Kastrati është duke u rritur si qendërmbrojtës, te të rinjtë, natyrisht.

Të tjerë janë Agron Bufin, i cili kaloi nga Peruxhia te Palermo; Josef Preçi, Sampdoria/ U-14 e Artur Ymeri, Xhenoa/ U-18, që të dy kanë luajtur më parë tek Sperance Savona; si dhe Kristian Gjokeja, Atalanta/ U-14 e Armando Lukaj, Siena/ U-17. Ndërsa i vetmi sulmues është Jasmin Ademi, i cili ka lindur në Kosovë dhe luan për Siena/ U-17. Të gjithë që do të rriten dhe do të bëhen dikushi, në të ardhmen, me shpresën që të furnizojnë Shqipërinë. Mes tyre, edhe Andi Corri, shkodrani i rritur në Itali dhe që aktivizohet me të rinjtë e Grosetos. U-20 Ajo që bie në sy, sipas një studimi të ndjekur, është se mosha mesatare e futbollistëve të talentuar që janë duke u rritur në Itali janë nën 20 vjeç, ndërsa edhe Hysaj, Strakosha, Veseli dhe Berisha janë ende të rinj, ashtu sikurse dhe Manaj, apo Arlind Ajeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *