Shnajder me siguri të tepruar: Mund të arrija Mesin dhe Ronaldon, thjesht nuk doja

Uesli Shnajder vari këpucët në gozhdë verën që lamë pas, duke hequr kështu dorë nga futbolli i luajtur. Kulmoi në karrierën e tij gjatë periudhës kur mbante veshur fanellën e Interit dhe ishte nën urdhërat e Hoze Murinjos, madje duke arritur që të fitojë edhe tripletën në sezonin 2009/2010.

Por kur kthehet pas në kohë, holandezi shprehet se mund të kishte arritur shumë më lart nëse do të donte, duke u renditur përkrahë Mesit dhe Ronaldos. Por Shnajder ka theksuar për “Fox Sports” se gjithçka kishte të bënte me mungesën e dëshirës nga ana e tij.

“Nëse do ia kudhtoja veten vetëm futbollit, do të isha në të njëjtin nivel me Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Kjo është e sigurt. Megjithatë, unë nuk e doja një gjë të tillë dhe nuk pendohem aspak ër këtë. Nuk është se nuk mund ta arrija një gjë të tillë, thjesht nuk doja”, ka thënë Uesli Shnajder./Sport Ekspres/