Shitjet e Apolonisë, një mesazh për Superioren

2

Emri i klubit dhe qyteti që përfaqëson patjetër që meriton më shumë se sa një lëngim pa shpresë në Kategorinë e Parë. Apolonia dhe Fieri kanë potenciale për të qenë mes më të mirëve të Superiores. Klubi ka të shkuar dhe infrastrukturë, ndërsa qyteti është numri 2 në Shqipëri për sa i përket ekonomisë në vend. E parë kështu, ajo çka po ndodh te Apolonia nuk mund të konsiderohet një sukses, por ka një detaj që nuk duhet anashkaluar dhe mund të shërbejë si mesazh për klubet e tjera.

Apolonia ka vendosur prej kohësh një parim, ‘futbolli është biznes, aq sa të ardhura ka, aq shpenzime do bësh’. Ndoshta kjo është një nga arsyet se përse gjendet në këtë pozitë. Por 2 lojtarë të shitur në 6 muaj janë një shembull për shumë klube të Superiores. Fillimisht Uzuni që u shit në Laç për 20 mijë euro dhe tani Krasniqi që u shit në Skënderbeu për 15 mijë euro. 35 mijë euro teorikisht janë shumë pak, por ka klube në Superiore që megjithëse kanë shumë potencial, nuk kanë arritur të shesin qoftë dhe një lojtar. Sindroma e mosshitjes i ka kapluar pak nga të gjithë. Logjika ta do që klube më të vogla prodhojnë dhe shesin lojtarë te klube më të forta dhe klubet e mëdha shesin jashtë Shqipërisë. Fatkeqësisht sidomos shitjet brenda vendit mungojnë. Klubet preferojnë më shumë lojtarë të huaj të paprovuar në Shqipëri, sesa të paguajnë qoftë dhe pakgjë në realitetin shqiptar. Sidomos Kategoria e Parë është gjithnjë e më shumë për t’u mos nënvlerësuar në këtë drejtim, edhe pse ka plot halle, paga të ulta, infrastrukturë mediokre dhe një skemë kampionati që nuk vlen.

Gjergji Stefa

Ju gjithashtu mund të pëlqeni
2 Comments
  1. alb says

    Ore gazetarë të mjerë! Nuk mund të quhet sindromë mosshitja e një lojtari! Sindromë apo smundje e kampionatit shqiptar është blerja e lojtarëve të huaj, që nuk kanë asnjë vlerë. Në Shqipëri edhe muti i huaj konsidërohet më e vlefshme sesa buka shqiptare!

    1. Sport Ekspres says

      ” blerja e lojtarëve të huaj” nuk ekziston si term, sepse NUK BLEJME, i marrim falas. Po i ngaterron diskutimet kot…

Leave A Reply

Your email address will not be published.