Sherri në Champions nuk harrohet, Vidal: Ronaldo, thjesht një mendjemadh

0

Nesër luhet Portugali-Kili në Kupën e Konfederatave dhe mesfushori kilian Arturo Vidal ka folur në konferencën për shtyp një ditë para gjysmëfinales.

Më shumë se për ndeshjen, Vidal ka folur për Kristiano Ronaldon, duke lëshuar fraza të forta kundër portugezit.

“Ai është veç një mendjemadh, për mua nuk ekziston. I kam thënë shokut tim të skuadrës Xhoshua Kimish se Kili e Gjermania do të përballen sërish në finale”.

Me sa duket, çerekfinalja e Champions League mes Realit e Bajernit, me arbitrimin e hungarezit Kasai, nuk është harruar ende.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.