Shansi i artë për Hysaj, Ancelotti kërkon ta shohë atë në fushë

Napoli mori një humbje të papritur në shtëpi ndaj Calgiarit me rezultatin 0-1 dy ditë më parë, ku edhe e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes nga loja me të kuq të Koulibaly në minutën e 89 të takimit.

Ndërkohë, për përballjen e radhës në Serie A, që do të luhet ditën e dielë kundër Brescias, Ancelotti pritet të bëjë ndryshime në formacion. Mediat italiane shohin si mundësi hedhjen në fushën e lojës që nga minuta e parë të mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj. Ky i fundit nuk ka gjetur hapësira te napoletanët duke qendruar në stol për pjesën më të madhe të kohës, por duket se trajneri i Napolit ka vendosur të ndryshojë diçka.

Por trajneri i njohur italian kërkon ta  shohë mbrojtësin kuqezi në fushë për herë të parë pas asaj ndeshje pozitive që zhvilloi me Kombëtaren e Shqipërisë ndaj Islandës, në të cilën arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për shkodranin, në mënyrë që të tregojë në fushën e blertë se meriton më tepër dhe të forcojë pozitat e tij në klubin e Napolit./Sport Ekspres/