“Rrufe” e re te Kukësi, lojtarëve u mbahet paga

0

Mbledhje, vërejtje, ultimatume… Kukësi mbetet gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe sot ka ardhur edhe “bomba” e radhës.

Të gjithë futbollistët janë gjobitur me një gjobë mujore dhe sot janë njoftuar për këtë lëvizje surprizë të klubit, mëson Sport Ekspres.

Një rrufe në qiell të hapur, sepse deri tani nuk kishte pasur sinjale për gjobë, ndërsa presidenti Gjici kërkoi tre fitore deri në fund të vitit, por me sa duket nuk është mjaftuar me kaq, duke humbur durimin.

Nëse nuk realizohet misioni i vendosur prej tij, situata te kampionët mund të ndërlikohet edhe më shumë. Presioni mbi trajnerin është i madh, por edhe mbi lojtarët, sepse në janar shumë lojtarë janë në ajër dhe mund të largohen.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image