Heroi i mrekullisë Krotone jep dorëheqjen

E mbani mend Krotonen e sezonit të shkuar? Në janar ishte thuajse një fotokopje e Beneventos së këtij sezoni. Pikë shumë pak (9), lojë e dobët, eksperiencë zero dhe besim nën zero.

Nuk u dorëzuan dhe në fund bënë një mrekulli, duke siguruar mbijetesën. Krotone i dha besim trajnerit Nikola, diçka e rrallë në futbollin modern, ku trajnerët largohen për pak humbje rresht.

Nikola nuk u dorëzua, edhe pse humbi sërish titullarë në janar: pak nga pak, Krotone gjeti lojë, besim e rezultate. Në qytet, entuziazëm si në Champions League, çdo pikë festohej si titull kampion. Pas fitores ndaj Interit, në prill, Nikola tha: “Do t’ia dalim, ky është grup fantastik, nuk dorëzohet kurrë. Falënderoj klubin, më dha besim sepse më konsideron trajner, jo dikë që rri urtë e pranon shkelma bythës. Nëse shpëtojmë, do të shkoj deri në Torino me biçikletë. Nuk është asgjë, krahasuar me kalendarin e ndeshjeve të ardhshme”. Nëntë ndeshjet e fundit, 20 pikë, më shumë se Juventusi dhe kaq mjafton për të kuptuar çfarë ka bërë skuadra kalabreze, që u kthye në përrallën e një sezoni që kishte marrë fund që në prill.

Tani Davide Nikola vendos të largohet, ka dhënë dorëheqjen në mënyrë të çuditshme. Përralla mbaroi, trajneri hero ka pasur probleme me drejtuesit dhe nuk e ka pranuar faktin që presidenti të futej në dhomat e zhveshjes në pushim të ndeshjes kundër Udinezes.

“Kush mendonte se do shpëtonim lehtësisht, e kishte shumë gabim”, tha Nikola pas ndeshjes së fundit, ndërsa tani vendos të heq dorë, ndoshta duke e kuptuar se nuk ka më mbështetjen që kishte sezonin e shkuar, apo ndoshta sepse në klub dhe në qytet mendojnë e janë bërë të mëdhenj para kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online