Rroca flet për Superioren: Bylisin e kam më frikë se Partizani, Safet Gjici i duhet bashkisë më shumë

Kukësi është një nga skuadrat favorite për të fituar Superioren. Kjo pasi verilindorët kanë gjithë organikën e duhur për të kërkuar titullin. Ndërkohë Eduart Rroca ka folur edhe sa i përket konkurrencës, atje ku është shprehur se më shumë frikë ndien nga Bylisi sesa Partizani. I ftuar në emisionin “Ora Sport”, mesfushori ka thënë se presidenti Gjici i duhet më shumë Bashkisë s esa ekipit.

“Ne tani mendojmë për Luftëtarin, po përgatitemi për të marr maksimumin. Në vend të dytë është Bylisi, kemi ato më tepër frikë se Partizanin, sepse janë në vend të dytë. Meritojnë respekt, futbolli matet me atë që jep në fushë, jo me lekë dhe me fanellë. Partizani ka fanellë të rëndë, por flet klasifikim dhe ne duhet t’i respektojmë të gjithë. Ekipi që gabon më pak e fiton titullin.

Ekipi më i mirë është Kukësi, nuk ka asnjë diskutim. Kemi strukturë, grup, pikët, gjithçka është në favorin tonë.  Ne kemi shumë minuse këtë sezon, nuk kemi stadium. Në ndeshjen me Partizanin, iu bëj thirrje të gjithë tifozëve të vijnë ta mbështesin Kukësin këtë ndeshje. Bashkia Kukës ka më tepër nevojë për presidentin Gjici sesa ekipi, jo më kot qytetarët kuksian e votuan,” tha Rroca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *