“Rrezikova të marrë gjobë”, Armando Sadiku tregon për Spanjën: Hymë dy veta në supermarket, nuk lejohet

Armando Sadiku ka treguar nga emisioni Opinion mënyrën sesi është duke e përjetuar izolimin. Situata ka nisur të bëhet shumë serioze edhe në Spanjë sa i përket COVID 19. Ndërkohë sulmuesi shqiptar ka treguar sesi po i kalon këto ditë vështira, ku mungon tërësisht futbolli. Sadiku i ka shpëtuar edhe një gjobe, pasi shkeli rregullat sa i përket hyrjes në supermarket në kushtet e një emergjence të tillë.

“Po ndodhem në Malaga prej disa muajsh që kam ardhur unë këtu dhe jam në karantinë si të gjithë të tjerët. Këto janë ditë të vështira izolimi, por do i kalojmë së bashku. Që nga dita e dielë ne jemi të izoluar. Kishim stërvitje ditën e hënë, po na thanë që duhet të qendronim në shtëpi sepse nuk do ta zhvillonim. Tani kemi rreth 3-4 ditë që qendrojmë kështu sa të kalojë kjo situatë. Kampionatet janë bllokuara, por ne po mundohemi që të mbajmë formën tonë duke bërë disa stërvitje në shtëpi. Sot kam rrezikuar të marrë gjobë pasi u futëm dy veta në supermarket dhe kjo nuk lejohej”, ka thënë Sadiku. /Sport Ekspres/