Rregullorja, goli i Bakajt duhej anuluar

0

Në Gjirokastër ka pasur një çështje: në fillim të ndeshjes (minuta 19) Elis Bakaj shënoi golin e parë të takimit, në një situatë të çuditshme. Kros i gjatë për Gurin, u dëgjua një fishkëllimë nga tribunat por lojtarët nuk e kuptuan dhe u ndalën, duke menduar për pozicion jashtë loje. Aty Guri pason lehtë topin te Bakaj, i cili duke parë edhe anësorin që nuk kishte ngritur flamur, gjuan dhe shënon. Për habinë e të gjithëve, arbitri sinjalizon gol, Kukësi festonte dhe Luftëtari protestonte më kot.

Por, si veprohet në rastet kur një vërshëllimë pa lidhje me ndeshjen ndal lojën? Nëse arbitri e ka dëgjuar, natyrisht, loja duhet ndalur dhe duhet rifilluar me top të diskutueshëm. Bakaj nuk ka gabuar, në fakt, por është arbitri ai që nuk ka respektuar rregulloren, gjithnjë nëse e ka dëgjuar fishkëllimën. Nëse ai nuk e ka dëgjuar, të paktën duhej ta kishte dëgjuar anësori, i cili gjithashtu nuk reagoi fare.

Nëse ai gol anulohej, askush nuk mund të thotë me bindje se Kukësi do të fitonte gjithsesi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.