Lika: Elis Bakaj nuk respektoi Fair-Play

Trajneri i ri i Luftëtarit, Hasan Lika, e ka nisur me një humbje të thellë dhe duke folur në Supersport pas ndeshjes, e pranon se ndoshta ndryshimi ka dëmtuar skuadrën. Për Likën, goli i parë i shënuar nga Bakaj ishte mungesë Fair-play, ndërsa loja e Luftëtarit në pjesën e dytë ishte shumë e mirë, por goli është problem madhor.

“Rezultatet shpesh janë të gënjeshtërt, i tillë është futbolli, numërohen golat, jo rastet. Nëse ti nuk shënon dhe kundërshtari ia del mbanë, edhe në pak raste.

“Goli i Kukësit, nuk e di, nuk flas dot a ishte pozicion jashtë loje. U dëgjua një fishkëllimë, lojtarët nuk e kuptuan, nuk e di ç’të them. I thashë Bakajt që ishte mungesë Fair-play, por nuk e pranoi.

“Zakonisht ndryshimi i trajnerit është për mirë, por këtë radhë duket se ka qenë negativ. Skuadra u mundua shumë, por në aspektin sulmues nuk ishim të qartë. Kishte edhe veprime individuale, që duhet të jenë në shërbim të skuadrës, jo sa për bukuri. Është një aspekt që do ta përmirësojmë. “Patëm mundësi të mira deri sa pësuam golin e tretë, që u pësua me një lehtësi të habitshme, por loja para atij goli ishte e mirë dhe aty duhet të punojmë shumë për të ardhmen, si një bazë e mirë.

“Kishim raste të mira për shënim, me Abazajn, Bregun apo Lamçen, që lëviz shumë në sulm dhe vë në vështirësi kundërshtarët, por nuk gjetëm golin dhe ky ishte problemi ynë i madh. Krijuam shumë, por nuk ia dolëm të gjenim një gol, që do të ishte shumë i rëndësishëm. Mendoj se 30 minutat e pjesës së dytë deri te goli i tretë ishin mjaft të mira, duke krijuar shumë raste, por nuk kemi lojtar goli dhe është një problem që duhet ta zgjidhim. Alternativat këto janë, nuk kemi të tjera”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online