Mezani: Gjeta një Laç të stërvitur shumë mirë, e bëra pak më sulmues

Trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, po shijon frytet e punës së tij në pak javë, sepse Laçi fitoi bindshëm në Lushnje dhe tashmë është në pozita shumë të mira në renditje. Gjithsesi, Mezani qëndron me këmbë në tokë dhe i bën komplimente skuadrës, por edhe Stavri Nicës, për punën e bërë para tij.

“Është kënaqësi që fituam dhe vazhdojmë të ngjitemi në renditje. Nuk e mendoj situatën e Lushnjes, sepse nuk ka ndeshje të lehta në Superiore dhe ndeshjet ikin me shpejtësi. E kam parë edhe në ndeshje të tjera Lushnjen dhe e prisja që nëse nuk pësonim gol dhe prisnim rastet tona, do të shënonim. Nuk ishim fort të qetë para porte në pjesën e parë, por në të dytën ishim shumë të saktë.

“Rexhinaldo? Jam i kënaqur për Rexhinaldon, i cili është sulmues dhe i duhet forma optimale, por edhe golat, për të qenë një lojtar kyç për ne. Shënoi sot, shënoi edhe ndaj Flamurtarit, ndaj tani është i qetë dhe gjithashtu ne jemi të qetë.

“Ndryshimi te Laçi me ndryshimin e trajnerit? Gjeta një skuadër të stërvitur mjaft mirë, një punë të bërë shumë mirë nga Nica. Ndoshta e bëra skuadrën pak më shumë sulmuese, ndoshta edhe sjella e karakteri im i bën futbollistët më të relaksuar në fushën e lojës, ndërsa pjesa tjetër i përket punës së përditshme. Kam gjetur një skuadër me lojtarë cilësorë dhe që duan të punojnë, ndaj e kisha me qejf që të punoja me këta lojtarë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online