Ronaldo: Pas meje nuk qëndron askush, çdo investim e kam bërë vetë!

0

Ronaldo Luiz Nazario De Lima, ose siç njihet nga e gjithë bota e futbollit, fenomeni, prej pak kohësh është bërë president i Real Vajadolid, klub, i cili luan në La Liga. Brazilani është përfolur shumë ditët e fundit në media, teksa për të kanë qarkulluar lajme të ndryshme, siç ishte dhe çështja, që pas ish-sulmuesit, thuhet të jetë një grup investitor i madh kinez.

Gjithsesi, ka qenë po vetë Ronaldo, i cili ka folur për mediat, duke sqaruar gjithçka, por jo vetëm. 42-vjeçari ka folur dhe mbi spekulimet që e lidhnin me klubin e Milanit, duke treguar se klubi kuqezi ishte përtej buxhetit të tij.

“Pata propozime në Itali, Angli dhe Portugali. Pata disa mundësi interesante, por vendosa të zgjedh Vajadolidin. Nuk mund të them se për kë ekip në Itali bëhej fjalë, por asnjëherë nuk kam folur për Milanin. Ata ishin jashtë mundësive të mia, si pasojë e buxhetit. Dua të them, që çdo gjë që po bëj, e bëj vetë, jo siç thonë disa, që prapa meje qëndron ndonjë grup kinez. Nuk është e vërtetë. jam vetëm unë dhe financat e mia. Këtë investim e kam bërë vetë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.