Rënia e Milanit/ I thotë të gjitha Orrico: Po çfarë bën Maldini? Gazidis ka hallin e parave dhe mbron Piolin

0

“Djalli” nuk është më i njëjti si në kohët e vjetra, teksa Milani ndodhet në një krizë të madhe që e ka përfshirë në vitet e fundit. Pjesëmarrja në “Champions League” konsiderohet si një ëndërr më vete për një klub që ka bërë historinë në këtë kompeticion.

E kjo është situata paradoksale më e mirë për të përshkruar gjendjen aktuale të kësaj skuadre. Por çfarë po ndodh tani me kuqezinjtë? Një ish-trajner i Interit, Corrado Orrico, emër i njohur për futbollin italian, ka vendosur që të sqarojë dhe të flas mbi gjithçka sa i përket Milanit.

“Pioli është një person serioz, një trajner i mirë. Ai nuk është gjeni, ai nuk të çon që të ngjitesh në Everest. Ai ndalet te ata “refugjatët e pare”, por është një profesionist i mirë. Ka dy njerëz atje… Boban dhe Maldini. Më thuaj se çfarë bëjnë ata? Pesë vite!.Rruga e Milanit të madh ishte sundimi i Berluskonit, trajneri kishte vetëm probleme në fushë.

Sacchi dikur tha që nuk i pëlqeu lojtarët dhe Berlusconi u përgjigj me një intervistë që Milani nuk ishte i tij, por i përkiste tifozëve të Milanit. Në vend të kësaj ka përgjegjësi “të dribluara”, ka nga ata që duan Piolin, që do të donin Allegrin, apo pendimet për Giampaolon. Shkurt ka shumë fjalime dhe pak investime për kampionët. Një lojtar 70 milionë euro nuk do të blihet kurrë thotë Maldini dhe nuk është është shumë i zgjuar. Ku i ka Milani kampionët?

Aa po, e ka një, por është 38-vjeç dhe për hir të së vërtetës, po u jep një goditje në prapanicë atyre të rinjëve. Sa e morën Higuainin, e dhanë menjëherë. Milani është një vend i vështirë pasi ekziston një ndarje e pafundme e përgjegjësive. Pastaj ana e errët e Gazidis është se e mbroi Piolin, vetëm se nuk dëshiron që të paguajë një tjetër pagë”, ka thënë Corrado Orrico. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.