Renditjet, Kategoria e Parë/ Apolonia nuk tregon mëshirë dhe kalon Lushnjen, po “ringjallet” Dinamo

0

Sot është mbyllur edhe java e 14 e Kategorisë së Parë, teksa janë luajtur edhe dy takimet e fundit. Kështu, Dinamo ka provuar më në fund shijen e fitores pasi ka arritur që të mposhtë Erzenin në transfertë me shifrat minimale 0-1. Blutë e kryeqytetit ngjiten në këtë mënyrë në vendin e 8 në renditjen e grupit A,  me 12 pikë të grumbulluara deri më tani.

Ndërkohë, Apolonia ka mundur bindshëm Shënkolin, duke e shkatërruar me rezultatin e thellë 5-1. Fierakët marrin kështu vendin e dytë në tabelën e klasifikimit duke kaluar Lushnjen, ndërsa e shohin kreun vetëm një pikë larg./Sport Ekspres/

 

Grupi A

Erzeni-Dinamo 0-1 | 69′ Kolgega

Grupi B

Apolonia-Shënkolli 5-1 | 13’ Gjata, 18’ Zaimaj, 45′ Mehmeti, 67′ Ymeraj, 90′ Krasniqi / Danaj 55′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.