Rekord në çdo ndeshje, Ronaldo në histori edhe kur nuk shënon

Kristiano Ronaldo nuk shënoi dje, në sfidën që Reali fitoi 2-1 në Mynih, por kjo nuk e ndali që të vendoste një tjetër rekord, që janë pa fund në karrierën e tij legjendare.

Ylli portugez është bërë futbollisti që ka fituar më shumë ndeshje në historinë e Champions League.

Fitorja në Mynih ishte e 96-ta në karrierë për Ronaldon, duke kaluar një tjetër legjendë të Realit, Iker Kasijas, i cili është ndalur te 95 ndeshjet. I treti në renditje është Çavi Hernandez, me 91 fitore, ndërsa Raul dhe Iniesta janë ndalur te 79 fitore.

Ndërkaq, Ronaldo është ngjitur në kuotën e 151 ndeshjeve në Champions League, duke u barazuar me Çavin, ndërsa Kasijas është në krye, me 167 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *