Reali nis operacionin Nejmar

Kristiano Ronaldo iku, Reali arkëtoi dhe kurseu shumë euro, ndaj tani është koha për sulmin e madh për të blerë Nejmarin.

Objektivi i padeklaruar i Los Blancos mbetet braziliani dhe deri në 31 gusht do të ketë cirk mediatik.

Globoesporte raporton se Reali ka nisur me mision në Brazil shefin e departamentit të futbollut ndërkombëtar, Huni Kalafat. Misioni i tij është të takohet me babain e Nejmarit dhe të futë bindjet në rrugën e duhur për të mbyllur gjithçka këtë verë. Duhet kujtuar se Kalafat është i ngarkuar me merkaton amerikano-jugore dhe ka mbyllur transferimet e Vinisius Zhunior dhe Rodrigo në Madrid.

Natyrisht, PSG nuk trembet nga milionat e Realit, por këtu hyn në lojë vetë Nejmar, që do të kërkojë kthimin në Spanjë, për shkak të konkurrencës së paktë në Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *