Rasti i polemikave te Atletiko-Barcelona, katalanasit ndihen të vjedhur për golin e anulluar të Pique

Barcelona është eliminuar nga Superkupa e Spanjës teksa ka humbur me rezultatin 2-3 ndaj Atletiko Madridit. Në minutën e 73 të takimit ka pasur një rast që hapi shumë polemika pas ndeshjes, ndërsa u anullua me VAR goli i Pique.

Nëse do të jepej si realizim i rregullt, atëherë rezultati do të shkonte në 3-1 dhe Barcelona do të ishte më afër finales me Realin e Madridit. Mesi dërgoi një top të bukur nga goditja e dënimit për te Vidal, por pozicioni i kilianit është parë si jashtë loje. Një vendim shumë i dyshimtë, ndërsa pavarësisht përsëritjes së pamjeve, ka ndarje të mendimeve nëse duhej të anulohej goli ose jo. Gjithsesi arbitrat kishin shumë punë në mbrëmjen e sotme me këtë përballje, ku nuk kanë munguar kontestimet. /Sport Ekspres/