Rangersi i beson penalltinë në minutën e 4, Grezda e dërgon jashtë portës

Eros Grezda është kthyer për herë të parë te Rangersi, pas atij incidenti të ndodhur në takimin te të rinjtë me Ballymena. Pikërisht duke pështyrë kundërshtarin e tij, ndërsa u përfol edhe një përjashtim i mundshëm.

Gjithsesi sulmuesi shqiptar ia ka hedhur vetëm me një gjobë kësaj situate. Në ditën e sotme është kthyer për herë të parë me rezervat e Rangersit, në ndeshjen miqësore ndaj Carlisie. Teksa ndeshja është ende duke u zhvilluar, Grezdës iu besua edhe një penallti në minutën e 4, për të gjetur golin dhe për ta çliruar në anën psikologjike.

Por sërish sulmuesi shqiptar nuk arriti të tundte rrjetën, pasi topi shkoi larg portës dhe nuk kishte shënjestrën e duhur. Sigurisht që e gjitha kjo që po përjeton në kohët e fundit, ka lënë gjurmë të madhe te Grezda. /Sport Ekspres/