Radha për…tjetrin! Ekipi turk do gjithë Superioren, trokasin edhe te dera e Bylisit për sulmuesin fantastik

0

Nga Klaudio Ndreca

Në gjithë këto kohë kemi vetëm një histori të përsëritur në media sa i përket transferimeve të lojtarëve të Superiores. Memenespori dëshiron, me emrat e futbollistëve që ndryshojnë thuajse në çdo javë.

Madje edhe pohimi i trajneri Cenk Lalecit për “Sport Ekspres”, se dëshiron 8 lojtarë të elitës së futbollit tonë, është duke dalë nga parashikimi, pasi po kërkohen shumë më tepër. Media turke raportojnë se këtë herë ishte radha e sulmuesit fantastik të Bylisit, Saliou Guindo, për të marrë vëmendjen e Menemesporit. Këta të fundit janë duke punuar në këtë drejtim, ndërsa e shohin Superioren si një “tokë të premtuar”, sidomos në këtë periudhë krize të Koronavirusit.

Në Shqipëri mund të gjesh lojtarë që kushtojnë shumë më lirë, ndërsa arritja e marrëveshjes me mbajtjen e përqindjes së kartonit për lojtarin, e bën edhe më të lehtë merkaton në vendin tonë. Pasi në këtë mënyrë paguhet shumë pak, për lojtarë që në të ardhmen mund të shiten për shuma më të mëdha. Guindo është një prej atyre sulmuesve që ka treguar deri tani se mund të mbajë peshën e skuadrës mbi shpatulla, teksa ka dalluar te Bylisi dhe në gjithë kampionatin tonë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.