Racizëm jo vetëm ndaj Balotellit, sulmuesi në Ukrainë shkelmon topin dhe u drejton gishtin tifozëve

Çdo ndeshje futbolli nis me mesazhi “Thuaj jo Racizmit”, por më shumë se kurrë futbolli po përfshihet nga koret raciste ndaj lojtarëve. Javën e kaluar sulmuesi italian, Mario Balotelli u përballë me sulmet raciste teksa luante me Breshian. I fyer, i mërzitur apo cilado qoftë ndjenja e tij e përjetuar, Balotelli u largua me lotë në sy, pasi shkelmoi topin drejt trifozët që e vërshëllyen.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në Ukrainë në derbin mes Shaktarit dhe Dinamo Kiev. Tifozët miq kanë nisur të hedhin kore raciste ndaj sulmuesi Taison duke shkaktuar një gjendje psikologjije o të mirë për të. Braziliani nuk duroi për më gjatë dhe në momentin e parë që pati topin e goditi me forcë drejt tifozëve kundërshtar madje duke u drejtuar edhe gishtin këtyre të fundit.

Gjesti pa dyshim nuk u prit nga tifozët e Dinamos por në mbështetje të sulmuesit ishin të gjithë lojtarët në fushë si dhe tifozët e Shaktar. Në minutat 70’ Taison u largua mes lotësh, padyshim dhe karton të kuq, duke mbyllur një tjetër ngjarje të shëmtuar raciste. Derbi u fitua nga vendasit, duke pasur të vetmen arsye që sulmuesi brazilian të buzëqeshte atë natë./Sport Ekspres/