Pyesin për lojtarin e ndeshjes, Salvini thumbon: Po arbitri pse nuk veshi fanellën e Juventusit?

Përballja e mbrëmshme mes Milanit dhe Juventusit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë përfundoi në barazim 1-1.  “Djajtë” u detyruan të luanin me 10 lojtarë për më shumë se 15 minuta, ndërsa në fund vendosi ajo penallti e konvertuar në gol nga Ronaldo. Një 11 metërsh në minutën e 90 të takimit që nuk mund t’i shpëtonte polemikave, teksa pas ndeshjes shumë do të deklaronin se nuk duhej dhënë.

Gjykimi i arbitrit Valeri i ka lënë të pakënaqur tifozët e Milanit dhe ndër ta është edhe ministri Salvini. Ky i fundit ka vendosur të lërë një koment ironik në faqen zyrtare të kuqezinjve, të cilët kërkonin mendimin e mbështetësve për lojtarin e ndeshjes. Salivini me sa duket kishte një tjetër protagonist në mendje për ta shpallur më të mirin e takimit dhe ai ishte pikërisht gjyqtari kryesor i takmit. “Përse arbitri nuk hyri në fushë me fanellën bardhezi?”, do të thumbonte Salvini arbitrin Valeri./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *