Prezantohet Edi Reja, as gazetarët “nuk dinë shqip”

0

Edi Reja është trajneri i ri i Shqipërisë dhe tashmë gjithçka ka marrë formë zyrtare. Trajneri i njohur italian është ai të cilit i ka besuar Federata Shqiptare e Futbollit dhe 73-vjeçari ka dalë para mediave dhe i është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve. Kjo nuk është hera e parë që Reja vjen në Shqipëri, pasi më parë ishte takuar në Shkodër me kreun e FSHF-së, Armand Dukën, pas ndeshjes që Shqipëria humbi me Turqinë në muajin mars.

“Shpresoj që të krijojmë një marrëdhënie të mirë. Edhe pse jam kërkues, ndërtoj marrëdhënie të mira. Falënderoj Dukën për vlerësim dhe ftesën. E kam parë ndeshjen me Turqinë. Ishte fati i keq që isha unë këtu duke parë lojtarë”.

“Pse pranuat Shqipërinë? Sa i takon kontratës, është e vlefshme deri në fund të nëntor të vitit 2019. Më pas të shohim, duhet të shohim si shkojmë punët. Do shoh si funksionon, varet edhe nga rezultatet. Do vazhdojmë po ishin kushtet e duhura. E kam pranuar me kënaqësi ftesën”, tha mes të tjerash Reja, i cili e vijoi konferencën për shtyp në italisht, thua se 10 milionë shqiptarët anembanë botës janë të punësuar në “call center” dhe janë njohës të gjuhës italiane.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.