“Prandaj e hoqi Gerrard dështimin e 2 milionëve”, skandali i Grezdës përfundon te prestigjozja zvicerane: Ia bëri vetes, Reja nuk e thirri më

0

Nga Klaudio Ndreca

Skandali i Eros Grezdës me zënkën e ndodhur dhe grushtin e lëshuar ndaj Colak, është shuar disi në mediat kroate, shqiptare dhe ato skoceze. Kjo ka qenë tema e ditës pas gjysmëfinales mes Rijekës dhe Osijekut, por ashtu si çdo çudi tjetër, nuk zgjat më shumë sesa tre ditë.

Nga ana tjetër është prestigjozja zvicerane që i kushton një artikull këtij lojtari. Bëhet fjalë për “Blick.ch”, që shkruan për karrierën e Grezdës dhe dështimet që ka pasur për shkakun e sjelljes së tij. Kulmi ka qenë aventura te Rangers, kur të gjithë prisnin shpërthimin e lojtarit shqiptar, që përfundoi me largim për shkak të një…pështyrje.

Nuk ishte në tokë, por mbi fytyrën e lojtarit të Ballymena United, teksa luante me të rinjtë e Rangersit. Për këtë arsye Steven Gerrard do t’i tregonte përfundimisht derën për t’u larguar, ndërsa në Skoci konsiderohet si një dështim që ka kushtuar 2 milionë euro. Gjithashtu “Blick” shkruan se Reja nuk e ka thirrur më futbollistin që kërkon siguri dhe me patjetër një vend në 11-shen e skuadrës, ndërsa më pas u largua duke u shprehur se ka pasur një dëmtim. E në fund artikulli i bërë mbyllet me rrezikun e dënimit deri në dy vite pas goditjes ndaj Colak, duke e cituar saktësisht: “Në fund, të gjithën këtë do i’a adresojë vetvetes, pasi një dënim i tillë do t’i mbyllte karrierën sportive”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.