Zyrtare/ Komisioni i Disiplinës merr vendimin, Eros Grezda shpëton me pak në Kroaci

Komisioni i Disiplinës së Federatës së Kroacisë ka ardhur me një vendim zyrtar për të ndëshkuar lojtarin shqiptar, Eros Grezda. Ky i fundit ka qenë kryefjala e mediave këto kohë pas gjestit të tij aspak professional të bërë pas paërfundimit së gjysmë-finales së Kupës kundër Rijekës. Goditja me grusht ndaj futbollistit Colak do i kushtojë sulmuesit kuqezi vetëm 4 ndeshje pezullim. Me këtë vendim duket se Grezda ia hedh paq në një farë mënyre, teksa për goditjen fizike të kundërshtarit mund të dënohesh nga 2-6 ndeshje pezullim në rastet e lehta dhe nga 6 muaj deti në një vit përjashtim kur personi që është sulmuar pëson dëmtim.

Ndërkohë njoftimin e bën të njohur vetë Federata Kroate e Futbollit, ku shkruan : “Komisioni disiplinor vendosi një pezullim për Eros Grezda për të luajtur në katër ndeshje kampionati ose kupe. Ai ështe duke dënuar për sulmin fizik të lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko ?olak jashtë fushës së lojës në stadiumin HNK Rijeka, pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës Kroate, duke kryer kështu një shkelje sipas nenit 57 të Rregullave Disiplinore të HNS. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit, i cili gjithashtu fillon dënimin”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online