Portieri i Barcelonës është optimist edhe pas barazimit me Sevijën: E fitojmë kampionatin nëse nuk lëmë pikë në ndeshjet e mbetura

Ditën e djeshme, supersfida Sevija-Barcelona përfundoi me rezultatin 0-0. Ky barazim i shkon për shtat Realit të Madridit, të cilët me një fitore mund të ngjiten në vendin e parë. Megjithatë portieri i Barcelonës, Ter Shtegen, është optimist se ekipi i tij do ta fitojë kampionatin, duke fituar të gjitha ndeshjet e mbetura.

Për një intervistë të bërë pas ndeshjes për median spanjolle, “SPORT”, gjermani tha se tashmë fitimi i kampionatit nuk varet vetëm nga ekipi i Barçës, por nëse arrijnë të fitojnë çdo ndeshje do të shpallen kampionë.

“ Tashmë jo çdo gjë varet nga ne dhe do ti kemi sytë edhe nga rivalët, por ne po përmirësohemi. Në mbrojtje po tregojmë fytyrën tonë më të mirë dhe jam i bindur që duke fituar të gjitha ndeshjet e mbetura ne do të shpallemi kampionë.”- u shpreh Ter Shtegen

Barcelona la pikë për herë të parë pasi futbolli spanjoll u ndërpre për shkak të COVID-19. Megjithatë katalanasit mbajnë një rekord pozitiv, sepse nuk kanë pësuar gol në tre ndeshjet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *