Portieri harron futbollin dhe bën karate në fushë, mesfushori serb tregon plagën në kraharor

Në ndeshjen Schalke – Frankfurt nuk është folur vetëm për futboll por edhe për karate. Kjo fal portierit Alexando Nubel i cili për të ndaluar kundërshtarin nuk ka përdorur vetëm duart por edhe këmbët. Në minutën e 66’ mesfushori  Gacinoviç po i drejtohej portës për një gol të sigurtë. Dalja e portierit ka qenë vendimtare për ruajtjen e portës por shkatrimtare për mesfushorin serb. Një shkelm në gjoks do të rezultonte fatal për Gacinoviç duke i kushtuar portierit daljen ngafusha me karton të kuq.

Goditja ishte aq horror sa takat e portierit të Schalkes kanë mbetur mbi kraharorin e mesfushorit 24 vjeçar. Ky i fundit në rrjetet sociale ka bërë publike edhe një foto nga dëmtimi i marrë që justifikon mjaft leht ëkartonin e kuq të Alexander Nubel. Në fund të taktimit Schalke ka fituar me rezultatin 1-0 duke ruajtur vendin e katërt në Bundesligën gjermane./Sport Ekspres/