“Pole position” i parë në karrierë, Verstapen më i shpejti në Hungari

Hera e parë nuk harrohet kurrë dhe Maks Verstapen ndodhet në qiellin e shtatë. Holandezi i Red Bull Racing regjistroi kohën më të shpejtë në provat e çmimit të madh të Hungarisë dhe nesër do të niset i pari.

Pas tij u renditën dy Mercedezët e Valeri Botas (i dyti) dhe Luis Hamilton (i treti). Më pas vijnë Lekrerk dhe Vetel të Ferrarit, respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Çmimi i madh i Hungarisë do të zhvillohet nesër, duke filluar nga ora 15:10, ndërsa renditja e përgjithshme vazhdon të kryesohet nga britaniku Hamilton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *