Plazh, birra dhe futboll i vërtetë! Dritë jeshile për tifozët, vendimi i fundit se kur do kthehet “Champions League”

“Pas vështirësive, vjen lehtësimi”. Me këtë shprehje të huazuar nga besimi fetar, mund të përshkruhet edhe gjendja për të gjithë njerëzit që janë duke përjetuar ende makthin e COVID-19 dhe për vetë futbollin.

Italia është duke e marrë veten dhe duke e vendosur në kontroll këtë pandemi, ndërsa edhe në Shqipëri e Kosovë këto shifra të të infektuarve janë të përmbajtura. Gjithashtu një lajm i mirë vjen edhe për “Champions League” dhe “Europa League”. Mediat në Spanjë kaluan me skenarin më të keq të mundshëm, duke hedhur hipotezën se mund të anullohen këto kompeticione përfundimisht.

Ndërkohë UEFA është duke bërë një mbledhje në këto orë me Federatat e Futbollit nga të gjitha vëndet. Sipas kanalit gjerman të njohur “ZDF”, ndeshjet e këtyre kompeticioneve do të luhet në korrik dhe në gusht. Plazh, birra dhe futboll i vërtetë…vetëm kështu mund t’i harronim këto kohë të vështira. /Sport Ekspres/