Plas në Shkodër! Vllaznisë i largohet trajneri, Mirsad Jonuz ikën nga ekipi

0

Nga Klaudio Ndreca

Sikur të mos mjaftonin “bombat” e ndryshme të vendosura në futbollin shkodran, vjen edhe një e radhës nga keqmenaxhimi i ekipit. “Sport Ekspres” mëson se Mirsad Jonuz ka zgjedhur që të largohet nga skuadra përfundimisht dhe e mbyllë menjëherë bashkëpunimin me shkodranët, ndërsa nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë për ndeshjet e mbetura të Superiores.

Kontrata e tij përfundonte në datën 31 maj të vitit 2020 dhe mesa duket nuk ka pasur një gjuhë të përbashkët për zgjatjen e marrëveshjes. Megjithëse duhet të theksojmë se Jonuz i ka marrë tepër një skuadre mes 1001 halleve dhe problemeve, që nisin nga kryesia e saj.

Mes vlerësimeve të mëdha për bashkëpunimin me Vllazninë, trajneri është larguar ndërsa klubi ka 4 muaj që nuk ka depozituar paratë në llogarinë bankare, e cila dërgoi edhe në bojkot te lojtarët para disa ditësh. Një tjetër problem ky që Vllaznia duhet ta zgjidhë shpejtë, pa harruar edhe për trajnerin e ri që do të vendosë në kryesim teksa koha nuk pret. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.