Ekskluzive/ U largua nga Vllaznia, trajneri Mirsad Jonuz reagon për herë të parë: Jam lodhur

Mirsad Jonuz e ka mbyllur aventurën e tij me klubin e Vllaznisë. Situata në skuadrën shkodrane këto kohë nuk ka qenë aspak e qetë dhe në parag të rifillimit të sezonit kanë bojkotuar edhe stërvitjen për shkak të pagave, ndërsa tani u duhet të mendojnë edhe për një emër në stolin e tyre.

Kontrata e Jonuz përfundonte në 31 maj të këtij viti dhe nuk është rënë dakort mes palëve për të shtyrë qendrimin e tij në krye të pankinës. Trajneri maqedonas flet në një prononcim për “Sport Ekspres“ për herë të parë pas largimit. Jonuz tregon se është lodhur me situatën te Vllaznia dhe nuk do të vazhdojë më tej, ndërsa nuk lë pa falenderuar lojtarët dhe administratorin Lici për bashkëpunimin e deritanishëm.

“Marrëdhënia ime me klubin Vllaznia përfundon këtu. Jam lodhur nga kjo situatë. Jam rikthyer në Maqedoni të Veriut dhe i kam dhënë fund detyrës sime si trajner te klubi i Vllaznisë. Dua t’i uroj shumë suksese të gjithë lojtarëve dhe ekipit. I uroj më të mirat në vazhdim. Gjithashtu falenderoj edhe administratorin Suad Lici për bashkëpunimin e deritanishëm“, ka deklaruar Mirsad Jonuz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online