Përgjakje në Plzen, tifozët serb provokojnë dardanët pak orë para përballjes

Kosova do të luajë sot në mbrëmje në transfertë ndaj Republikës Çeke, në një ndeshje që ka një vlerë të madhe për të dyja përfaqësueset sa i përket sigurimit të një vendi në Europiain e 2020. Por situata nuk ka qenë aq e qetë, teksa sipas raportimeve të “Gazeta Olle” një grup prej rreth 30 tifozësh serb dhe çek i janë drejtuar hotelit ku dardanët janë duke qendruar dhe kanë nisur koret provokuese.

“Serbi, Serbi” apo edhe “Kosova është Serbi” kanë qenë frazat që janë dëgjuar prej tyre, duke u përpjekur kështu të ndikojnë psikologjikisht te lojtarët e Kosovës me anë të këtyre provokimeve. Policia vendase ka reaguar në mënyrë të menjëhershme duke e larguar këtë grupim nga hoteli në të cilin po qendronin dardanët.

Megjithatë forcat e rendit nuk kanë arritur të shmangin incidentin ka lindur mes tifozëve serb dhe atyre shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Çekisë për të mbështetur Kosovën nga afër. Nga raportimt e fundit mësohet se kjo përleshje mes tyre ka shkuar larg, pasi ka pasur edhe persona të pëgjakur. /Sport Eskpres/