Pasioni mposht moshën, legjenda amerikane e mundjes kthehet në ring

0

Legjendari i mundjes amerikane (WWE) kthehet në ring. Bëhet fjalë për një mit si Hulk Hogan, personazhin me famë globale, i cili është mjaft i njohur edhe në Shqipëri. Ai do të rikthehet në ring gjatë këtij viti, për të marrë pjesë në eventin “Xhevahiri i Kurorës së Arabisë Saudite”.

Hulk Hogan, i cili përveç karrierës në sport zhvilloi paralelisht edhe karrierën në kinematografi, së fundmi u rikthye të jetë pjesë e kompanisë WWE, pasi në të kaluarën ishte përjashtuar nga Holli I Famës për shkak të komenteve raciste, të cilat i bëri në një video të regjistruar në mënyrë të fshehtë.

Tashmë, 65-vjeçari do të rikthehet në ring dhe këtë do ta bëjë në Arabinë Saudite. Evenimenti do të organizohet më datën 2 nëntor, në shtetin e Gadishullit Arabik, aty ku më pas do të zhvillohet edhe Kupa e Botës së Mundjes.

Prezenca e Hulk Hogan në evenimentin që do të organizohet në stadiumin ndërkombëtar “Mbreti Fahd” në Rijad, u konfirmua nga presidenti i Autoritetit të Përgjithshëm Sportiv në Arabinë Saudite, nëpërmjet një postimi në “twitter”.

Zyrtari në fjalë, kishte tentuar edhe gjatë muajit prill që ta afronte luftëtarin legjendar të ringut në një aktivitet të organizuar në Xhedah, përkrah ikonave si Luftëtari i Fundit apo Jokozuna. Fatkeqësisht, prezenca e tyre në atë rast nuk u bë e mundur. Ëndrra për të parë Hulk Hogan në duel në Gjirin Persik do të realizohet së shpejti. Sipas mediave ndërkombëtare, Mbretëria Saudite do të paguajë rreth 85 milionë euro te kompania WWE, për çdo mbrëmje duelesh të organizuar, për të sjellë yjet e mundjes amerikane në Lindjen e Mesme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.