Pas tersit në Vlorë, Fushtar tenton te Kamza

0

Ivan Fushtar është zyrtarisht lojtari më i ri Kamzës. Ish-mefushori i Flamurtarit ka hedhur sot të zezën mbi të bardhë, teksa së bashku me presidentin Naim Qarri është prezantuar zyrtarisht si afrimi më i fundit.

27-vjeçari e njeh mirë kampionatin shqiptar, teksa në gjysmën e parë të sezonit 2015-2016 u aktivizua në 13 takime me Flamurtarin, duke shënuar dhe dy gola. Kroati rikthehet në Shqipëri, pas aventurës në radhët e RNK Spliti në Kroaci, ku u largua po për shkak të borxheve dhe tashëm konsiderohet si një nga afrimet më cilësore për Kamzën. Qendërmbrojtësi shpreson të ketë pak fat, sepse u largua edhe nga vlonjatët për problemet me financat.

Në këtë mënyrë, Fushtar bëhet afrimi i tetë te Kamza, pasi më herët janë afruar dhe Mustafa, Neziri, Fukui, Arrabal, Zefi, Halili dhe Idrizaj. Kamza synon që të mos jetë vetëm kalimtare në Superiore, por të ketë vazhdimësi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.