Skënderbeu i la babain pa punë, ish-sulmuesi gjeorgjian i Flamurtarit pranë kthimit në Superiore

Familja Chadaxe nga Gjeorgjia duket se e ka të lidhur ngushtë jetën e vet me Shqipërinë.

Verë 2015: Flamurtari firmoste me sulmuesin e kombëtares gjeorgjiane Baçana Chadadxe. Gola pa fund tek Inter Baku, 6 të tillë në 11 ndeshje në Europa League, Chadaxe i bashkohej trajnerit Stanislav Levi dhe emrave si Curri, Fushtar, Halili, Pophaxe, Hoxha, Nexhipi e Greca. 4 gola në 11 ndeshje në Vlorë për Chadaxen, i cili në nëntor 2015 u arratis, si shokët e si trajneri, sepse në Vlorë nuk e paguan sipas kontratës.

Një makth, sepse që atëherë Chadaxe ka humbur vendin në kombëtare dhe nuk ka shkëlqyer te Lokomotiva e Tbilisit dhe te Samtredia, ndërsa është pa punë në vitin 2017. Tani e do Kamza, bisedimet janë në rrugë të mbarë dhe Baçana shpreson të ketë më në fund pa fat, pasi familja e tij po përndiqet nga makthet shqiptare.

Para pak javësh babai i tij, Kakaber Chadaxe, dha dorëheqjen nga drejtimi i Kairat Almatit. Shkaku ishte eliminimi nga Skënderbeu në Europa League. Shqipëria duket tokë ters për Chadaxet, por Baçana mund ta provojë sërish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online