Pas Kuqit, Kamza siguron edhe Raçiç

0

Më në fund, duket se Kamza ka kompletuar skuadrën dhe ka zgjidhur një hall gjigant, që ishte sulmi.

Dje drejtuesit e Kamzës firmosën me Taulant Kuqin, vlonjatin që përforcon ndjeshëm mbrojtjen ose mesfushën, por “qershia mbi tortë” është serbi, veteran i kampionatit shqipat, pasi ka shkëlqyer te Partizani.

Raçiç e ka nisur sezonin prej kohësh në kampionatit serb, me Backan, por nuk ishte i kënaqur aty dhe dëshironte të kthehej në Shqipëri. Bisedimet kanë zgjatur pa fund, por në ditën e fundit të merkatos verore mësohet se Raçiç ka gjetur marrëveshjen dhe është kthyer në Superiore.

Ndërkaq, Kamza ka bërë të sajën edhe një mesfushor të ri, ish-Teuta, i cili ka luajtur në Gjermani së fundi, sepse Besnik Syziu ka firmosur me kamzalinjtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.