Paraqitjet pozitive me Skënderbeun nuk ishin rastësi, Pëllumbi ka të ardhme të ndritur

0

Paraqitjet pozitive të Jorgo Pëllumbit në ndeshjet e para të Superiores nuk kanë qenë rastësi për këtë mbrojtës. I dalë nga moshat e Skënderbeut, trajneri Daja i dha besimin e plotë, që iu shpërblye në mënyrën më të mirë.

Pëllumbi rezulton si një gjetje e saktë deri në këtë momente të kampionatit shqiptar, por edhe duke treguar kualitetet e tij në nivelet më të larta. Trajneri Alban Bushi e grumbullojë te Shqipëria U-21 sa i përket ndeshjes miqësore ndaj Francës.

Madje duke i lënë edhe minuta aktivizimi, pasi në minutën e 59 mori vendin e mbrojtësit të Lacios, Anxhelo Ndrecka. Për aq kohë aktivizimi sa ka luajtur në këtë takim, Pëllumbi tregoi edhe njëherë formën e tij, ku spikati edhe me një sparkatë fantastike ndaj Mbuemos, që kërcënonte jo pak zonën e kuqezinjëve. /Sport Ekspres/
https://www.facebook.com/100011068922968/videos/1101926230186331/?id=100011068922968

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.