Paqe në Korçë, Skënderbeu e Laçi mbeten të pamposhtur

Barazim në Korçë mes Skënderbeu dhe Laçit. Dy gola të shënuar për katër minuta në pjesën e parë nga Uzuni dhe Muzaka mbeten në fuqi deri në fund dhe skuadrat ndanë nga një pikë. Edhe pse luhej pa tifozë, u zhvillua një ndeshje emocionuese.

Laçi u pa i vendosur mirë në fillim dhe ishte i rrezikshëm, duke shënuar edhe i pari. Xhixha ishte protagonist te goli i parë, teksa i dha një top Uzunit, i cili brenda zonë goditi fort dhe zhbllokoi shifrat. Gjithsesi Skënderbeu reagoi dhe për katër minuta barazoi me anë të Muzakës.

Skuadra e Mërgjyshit u tërhoq disi dhe pjesa e parë u mbyll 1-1. Me nisjen e pjesës së dytë Skënderbeu mori frerët e lojës dhe ishte më i rrezikshëm. Edhe pas minutës së 74’, kur Abazi u ndëshkua me karton të kuq, korçarët tentuan golin dhe iu afruan me Vangjelin, Krasniqin dhe Oto Xhon.

Kurbinasit nuk u vërsulën, edhe pse ishin më një lojtar më shumë. Vetëm në minutat shtesë Laçi tentoi gjithçka dhe mund të fitonte, por Altiparmakovski dhe Uzuni tentuan golin në fund. 1-1 dhe skuadrat mbeten në krye: Skënderbeu me 7 pikë, Laçi me 5 pikë.

EPISODET

96′ – Parmakovski ka rastin e artë për Laçin, por i vetëm me portierin nuk shënoi. Më pas edhe Uzuni u ndal nga portieri Teqja.

93′ – Benejam Demte i korçarëve shfaq problem në fushë. e nxjerrin jashtë me barelë.

90+2′ – Vangjeli kërkoi të bënte sulmuesin, gjaujatja e tij brenda zonës nuk ka shënjestrën e duhur. Skënderbeu i afrohet golit.

87′ – Kros i Bregut në zonën e Laçit, Oto Xhon godet me kokë. Portieri Selmani kontrollon topin.

84′ – Uzuni nuk zgjedh të vertikalizojë për Shtubinën, gjuan jashtë kuadratit. Rast i sfumuar.

78′ – Krosim në zonë, Shtubina me kokë nuk e devijoi dot topin drejt portës, që ishte braktisur nga portieri Teqja.

74′ – Karton i kuq për Abazin. Taka e mbrojtësit të Skënderbeut dënohen nga gjyqtari Jorgji.

55′ Blerim Krasniqi vuri në rrezik Laçin. Gjuajtja e sulmuesit të Skënderbeut shkoi ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

45′ – 50′ Nuk ka asnjë rast për t’u shënuar…

45+1′ – Vangjeli brenda zonës kishte një rast të mirë, por portieri Selmani e kontrolloi goditjen e mbrojtësit korçar.

34′ GOL MUZAKA – Goditje dënimi për Skënderbeun, Radas në shtyllën e dytë kroson dhe godet Aliti. Topi shkoi në shtyllë dhe më pas Muzaka pranë portës e shtyu në rrjetë.

30′ GOL UZUNI – Kundërsulm i Laçit, Xhixha arrin të shmangë një nga korçarët dhe pason për Uzunin. Beratasi godet fort mes dy kundërshtarëve dhe shënon.

29′ – Bregu në hyrje të zonës kërkon të befasojë portierin Selmani, jashtë.

26′ – Rast shënimi për Skënderbeun. Krosi i Vangjelit nuk kontrollohet nga Selmani, topi mbetet në zonë dhe më pas Fangaj largoi topin.

24′ – Krosim mjaft i mirë i Abazit, Krasniqi me kokë në shtyllën e parë e devijon topin me kokë. Jashtë kuadratit.

22′ – Fangaj provon me një goditje nga distanca, e fortëm, por e pasaktë. Asnjë rrezik për portierin Teqja.

17′ – Bregu lëshoi një goditje diagonale, topi u devijua nga mbrojtësi Fangaj dhe portieri Selmani nuk e kontrolloi dot topin. Gjithsesi mbrojtja largoi rrezikun.

14′ – Uzuni brenda zonës godet fort, Vangjeli arrin të devijojë topin në këndore. Krosimi më pas në zonë nuk sjell rrezik, pasi Gjoni shkakton faull.

12′ – Gripshi kishte një mundësi të mirë shnimi. Topi i devijuar nga Muzaka, i cili tentoi ta godiste, shkoi te mesfushori i Skënderbeut. Goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit.

6′ – Blerim Krasniqi, sulmuesi i Skënderbeut, merr një top në hyrje të zonës dhe krijon hapësirën për të goditur. Kavajasi ishte krejtësisht i pasaktë.

2′ – Sulm i Laçit, Jonuzi kroson në zonë, aty ku ndodhet Xhixha. Sulmuesi i bardhezinjve tenton me një roveshatë, pret portieri Teqja.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 3

E premte, më 31 gusht, ora 19:45
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Skënderbeu-Laçi 1-1
Shënues: Muzaka 34′ / Uzuni 30′

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka (Kaba Sambou 79′), Dita, Demte, Gripshi (Fili 70′), Bregu, Krasniqi (Oto Xhon 79′). (Në dispozicion: Dajsinani, Pëllumbi, Ajzeraj, Lulaj). Trajner: Orges Shehi.

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi (Smaçi 70′), Lushkja, Shtubina, Xhixha (Altiparmakovski 81′), Uzuni. (Në dispozicion: Hasanbelli, Prengaj, Dragoi, Smaçi, Altiparmakovski, Toro). Trajner: Artan Mërgjyshi.

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ridiger Çokaj, Ermal Barushi, Denis Rexha. Pas porte: Kridens Meta, Olsi Sokoli

Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Arjan Mali
Kartonë të verdhë: Abazi 56′, 74′, Radas 76′ / Xhixha 55′
Karton i kuq: Abazi 74′ (2v)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *